“Partizani fiton 3-1”, të kuqtë me tifoz special, parashikimi i Eneo Bitrit për derbin: E shoh pretendent për titullin kampion

Eneo Bitri po shkëlqen në këtë sezon në kampionatin hungarez të futbollit me Gyor, me të cilin po bën mirë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, teksa ka shënuar gola e ka dhënë një asist. Por ish-kapiteni i Partizanit, nuk harron kurrë të hedhë sytë nga kampionati shqiptar dhe ndeshjet e të kuqve, siç ka treguar në një intervistë në “News 24”.

“E kam ndjekur pothuajse çdo ndeshje Partizanin dhe kampionatin shqiptar çdo ndeshje kur kam pasur kohë. Këtë sezon, duket se është një ekip i pathyeshëm. Kjo është një ecuri mjaft e mirë dhe duket dora e trajnerit që ka bërë punën e vet. Favorit e shikoj Partizanin, se ecuria tregon që është më mirë se Tirana.

Por derbi nuk ka favoritë. Nuk është një ndeshje e zakonshme, është një emocion ndryshe, atmosferë ndryshe, nuk është ndeshje si të tjerat. Derbi ka specifikën e vet ku çdo lojtar ka përqednrimin maksimal dhe jep 100% në fushë që të marrë atë që do, fitoren. Partizani personalisht e shoh ekipin pretendent për titullin kampion. Mund të fus edhe Vllazninë, Egnatian, por edhe Dinamon që me Ilir Dajën pas janarit do të jetë një ekip i bindshëm për titullin kampion. Mendoj se Partizani fiton 3-1.

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën