Histori dhe traditë, Partizani feston përvjetorin jubile

Partizani

Partizani feston sot 80-vjetorin e themelimit. Më 4 shkurt 1946 nisi rrugëtimi me klubin e futbollit, ndërsa të kuqtë u përfaqësuan më pas edhe në sportet e tjera.

Gjatë historisë së tij në futboll, Partizani regjistron 17 tituj kampion, 15 Kupa dhe tri Superkupa të Shqipërisë. Të kuqtë gëzojnë titullin “Nderi i Kombit” nga viti 2016. Po ashtu me rastin e 70-vjetorit nga FSHF u mor titulli “Legjenda Futbollit Shqiptar”.

Partizani është klubi i vetëm shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, pikërisht në vitin 1970 duke u shpallur kampion i Ballkanit. Ndër arritjet e tjera jashtë Shqipërisë janë edhe dy medalje argjendi në Spartakiadat e Lajpcig(1958) dhe Hanoit(1963).

Ndeshja e parë zyrtare me shkrimin Partizani u luajt më 7 prill 1946, ndërsa u fitua kundër 17 Nëntorit me rezultatin 2-0. Kryeqytetasit ishin po ashtu të parët ndërkohë, që përfaqësuan Shqipërinë në një kompeticion europian. Pikërisht ndaj Norrkoping në vitin 1962. Titulli i fundit kampion është fituar në vitin 2023. Arritjet më të mëdha janë në kualifikueset e Ligës së Europës dhe Konferencës ku Partizani ka provuar fazën “play off”.

LEXO ME SHUME:Ernest Muçi nuk është normal, tjetër magji nga sulmuesi me fanellën e Trabzonspor (video)

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin