Partizani ngec në miqësore, Shpëtim Duro e nis me vrull aventurën te Besa

Partizani

Partizani është mposhtur nga Besa në miqësoren e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 2-3 për kavajasit. Dy golat e të kuqve u realizuan nga Kote në minutën e 19-të dhe pas 3 minutash realizoi dhe Xhuliano Skuka. Ndërkohë rikujtojmë kështu që Shpëtim Duro debuton me fitore te Besa.

Sulmuesit Skuka i është hequr shiriti i kapitenit pas sherrit me bashkëlojtarin e tij të “Demat”, Silva. Qirko është konfirmuar kapiteni i parë i ekipit.

STADIUMI KU DO TË ZHVILLOHET DERBI

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi axhendën për katër javët e ardhshme. Ndeshja më interesante është Partizani-Tirana. Do të jetë e premte, më datë 3 tetor ora 19:00, dita kur merr jetë sfida më emocionuese përgjatë kampionatit.

Partizani do e presë këtë takim në stadiumin “Air Albania”, ndryshe nga hera e fundit që u luajt në “Arena e Demave”.Të kuqtë nuk e fitojnë një derbi prej prillit të vitit 2024. Nga atëherë janë luajtur katër ku tre u ndanë në barazim.

LEXO ME SHUME:Tirana me forca shtesë ndaj Flamurtarit, dy lojtarë drejt rikuperimit; nisin stërvitjen me skuadrën (video)

Related posts

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh