“Partizani është kampion për diçka tjetër…”, Gentian Muça për RTSH: Tirana po jep gjithçka për titullin

“Tirana, jo vetëm në krahasim me Partizanin, por dhe me skuadrat e tjera, ka një rritje të vazhdueshme nga fillimi i ndeshjes e në vazhdim, kjo bën diferencën”. Është ky mendim i Gentian Muçës, ish-kapiten i skuadrës bardheblu, aktualisht trajner i Tiranës U21.

“Skuadra ka patur një rritje dhe në repartin e mbrojtjes ku ka vuajtur jo pak. Që nga ndeshja me Vllazninë ka patur shumë rritje. Edhe portieri Bekaj është një siguri e shtuar. Skuadra ndryshon shumë gjatë ndeshjes, kemi parë dhe shumë lojtarë të rinj që po japin maksimumin. Kemi një skuadër, kemi lojtarë që po bëjnë gjithçka për tu shpallur kampion”.

Për Partizanin – “Hoti ka raportin më të mirë të minutave të aktivizuara me golin. Nuk ka kaluar një periudhë të mirë edhe për shkak të dëmtimeve. Partizani luan mjaft mirë, i imponon futboll kundërshtarit, por më pas pëson një rënie dhe futet në vështirësi. Por është kampion për diçka këtë vit, sepse ka aktivizuar shumë lojtarë të rinj”.

Related posts

Ukraina

Ukraina nën shenjën e dy shqiptarëve; pas Tedi Carës, Ermir Rashica shënon me Metalist golin vendimtar (video)

Kukësi

Kukësi siguroi Kategorinë e Parë, klubi verilindor jep mesazhin e qartë: Vitin tjetër për Superioren (VIDEO)

Partizani

“Jemi me tifozët dhe në fushën tonë”, Skënder Gega i kërkon lojtarëve sforcon e fundit: Respekt për Elbasanin, por kam besim se do ia dalim…