“Për VAR është i rregullt”, goli i Egnatias shkakton polemika, Hygerta i tregon Klajdi Kolës vizën: Shikoje këtu… (video)

Partizani-Egnatia

Partizani-Egnatia kanë barazuar në supersfidën e javës së 16-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide është folur gjatë në studion e “Supergol”, për golin e shënuar nga Egnatia. Një debat që përfshiu analistin Gerd Haxhiu, moderatoren Hygerta Sako dhe ekspertin e arbitrimit, Klajdi Kolën. Ky i fundit u shpreh fillimisht se goli i Egnatias ishte i rregullt.

“Është konsideruar pozicion i rregullt nga sistemi VAR. Në momentin e dytë që Bakayoko është pasuar nga numri 3, ka qenë pasiv, nuk ka marrë pjesë në aksion. Para se të merrte pasimin ka qenë “offside”, por nuk merrte pjesë në aksion. Me pamje është pozicion i rregullt. Numri 3 i Egnatias ka pasuar te Bakayoko. Sipas sistemit VAR është Bintsouka i cili me këmbë e mban në lojë”, është shprehur fillimisht Klajdi Kola.

Më pas me ndërhyrjen e Gerdi Haxhiut dhe Hygerta Sakos, Kola thotë një tjetër version, duke u shprehur se goli i Egnatias ishte i parregullt me pamjet që kanë.

Gerd Haxhiu: Është çështje interpretimi. Duam ta lexojmë si pozicion statik, ndërkohë që nuk ka ndikuar. Por është Keko aty dhe ka ndikuar. Numri 18 pavarësisht se është statik, ndikon dhe ushtron presion sepse është Keko aty.

Klajdi Kola: Figurat janë shumë afër me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për milimetra. Me këto pamje që kemi, kemi gabim. Është pozicion jashtë loje goli, sipas pamjeve., komenti per takimin Partizani-Egnatia.

Related posts

Në Turqi u shprehën se nuk vlen 10 mln euro, Ernest Muçi i mbyll gojën kritikëve me realizimin e vitit (video)

E BUJSHME/ Futbollisti i Kastriotit transferohet në Itali, Gianlucca Di Marzio zbulon të ardhmen e tij

Komiteti ekzekutiv ndryshoi vendimin, nga 1 janari klubet shqiptare mund të aktivizojnë 7 lojtarë të huaj