Partizani e Tirana rivalizuan deri në fund, ja ku ka përfunduar Egzon Bejtullai

Futbollisti nga Tetova, Egzon Bejtullai karrierën e tij do ta vazhdoj në Superligën e Kosovës. Sipas burimeve, 29-vjeçari ka arritur akord me drejtuesit e skuadrës së Gjilanit, me të cilët pritet të firmos kontratë deri në fund të sezonit, me opsion largimi në janar të 2024 nëse futbollisti do të ketë ofertë më të favorshme.

Kjo do të jetë hera e parë që Bejtullai do të luajë në Kosovë, pas 10 sezoneve me Shkëndijën e Tetovës ku fitoi tituj, luajti në Evropë dhe ishte kapiten i skuadrës kuqezi, ndërsa kishte edhe një aventurë me Helsinborg në Suedi.

Kujtojmë se Bejtullait, kontrata me Shkëndijën i skadoi në muajin qershor dhe të njëjtën nuk e rinovoi duke mbetur lojtar i lirë nga ajo kohë.

Related posts

U rikthyen te Partizani pas huazimit, dy lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e Skënder Gegës

✍️Nga Rusia në Kroaci, Tirana vendos të sakrifikojë lojtarin (SHIFRA E TRANSFERIMIT)

E mbylli me Tiranën, ja kush është lojtari që firmosi me klubin tjetër të Superiores