Partizani, dy lojtarë mbajnë “peng” formacionin anti-Skënderbeu

Partizani

Partizani është i përqëndruar në sfidën kundër Skënderbeut për gjysmëfinalet e Play-Offit për titullin kampion. Të kuqtë janë kandidatët e fortë për triumfin final por e kanë të qartë se nuk do të jetë e thjeshtë për të kaluar korçarët.

Ajo që e lehtëson teknikun Orges Shehi, është fakti se ka rikuperuar të gjithë lojtarët, ose pothuajse të gjithë duke qenë se Tedi Cara dhe Gjelbrim Taipi kanë ardhur nga dëmtimi duke u bashkuar me grupin, por nuk janë ende në 100% të formës së tyre. Një fakt jo i parëndësishëm duke qenë se tekniku do të vendosë për modulin me të cilin do të luajë kundër bardhekuqve pikërisht nga prezenca apo jo e Carës.

Nëse sulmuesi anësor do të jetë nga minuta e parë në fushë, atëherë Shehi do të zgjedhë 4-3-3 e tij të preferuar, në të kundërt hapësirë për dy qendrat me Mba e një mes Skukës e Bintsouka që do të udhëheqin sulmin me një 4-4-2. Pjesa tjetër e skuadrës pak ndryshime ka, do të jenë ata që Shehi beson më tepër, nga Hadroji te Atanaskovski duke kaluar nga Sota e deri te Maguette, Mehmeti e Rrapaj.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)