Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

Partizani

Te Partizani duket se iu kanë bërë “bllok” pushimeve, në këto ditë festive, teksa ditën e sotme “demat e kuq” kanë zyrtarizuar miqësoren ndaj Laçit.

Ky takim është planifikuar të zhvillohet në datën 30 dhjetor, në orën 12:00, në stadiumin “Arena e Demave”. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq nëpërmjet faqes zyrtare.

Me shumë gjasa, në këtë test miqësor, trajneri Kërnaja, do të provojë edhe ndonjë element të ri, i cili synon të bëhet pjesë e Partizanit në vitin e ri kalendarik.

MUNGESAT E PARTIZANIT

Mungesat janë të shumta për trajnerin Kërnaja, i cili ndodhet para përgjegjësisë ku duhet të improvizojë mesfushën. Kartoni i verdhë i Rouen Hjumen i shkon Partizani-t në momentin më të papërshtatshëm. Fantazisti plotësoi numrin e tyre dhe për këtë duhet të mungojë. Doumbia është raportuar më parë se e ka mbyllur vitin, ndërsa duke u bërë bashkë me Hjumen si mungesë, atëherë problemi bëhet i madh. I vetmi që ka mbetur në mesfushën e preferuar të Kërnajës është Redon Ismaili. Po ashtu edhe Jata qëndron i dëmtuar dhe nuk mund të llogaritet. Një tjetër dëmtim që shqetëson jo pak është ai i Albion Markut.

LEXO ME SHUME;Ilir Daja ka qenë trajneri im/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)