“Partizani do të kualifikohet”/ Ernest Gjoka jep opinionin e tij për sfidën e dytë me BATE-n: Kryeqytetasit janë më të kompletuar

Partizani i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë në raundin e parë të UEFA Champions League kundër BATE Borisov. Trajneri dhe eksperti i futbollit shqiptar, Ernest Gjoka e pranon që të kuqtë janë favoritë dhe duhet ta kalojnë me çdo kusht këtë raund. “Mendoj se në takimin e parë Partizani tregoi më të mirën e vet dhe u duk edhe dora e trajnerit. Jam i bindur se këto diferenca do të bëhen edhe më të dukshme në takimin e kthimit ku kam shumë besim se Partizani do të kualifikohet”, nisi analizën e tij Gjoka.

Për Gjokën, të kuqtë janë një skuadër e kolaudar dhe ky fakt i ndihmon shumë. “Partizani ka afruar disa lojtarë, të cilët për momentin nuk i duhen. Mendoj se Partizani ka një ekip të kolauduar”, komentoi trajneri.   

Nuk ka një problem fizik në ekipin e kampionëve dhe sfida e dytë do të jetë edhe më e mirë sipas Gjokës. “Mendoj se ndeshja e kthimit do të jetë edhe më e mirë pasi Partizani njeh rivalin që ka përballë. Fakti që BATE nuk luan në Bjellorusi është një tjetër plus i madh për skuadrën e Zekiç”, arsyetoi Gjoka.

Eros Grezdës i nevojitet më shumë kohë për t”u shkrirë me grupin aktual. “Nuk e di si është gjendja e tij fizike, por mendoj se i duhet ende kohë që të ambienttohet me stilin e futbollit në Shqipëri”, përfundoi Gjoka.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)