Partizani-Dinamo në statistika, “demat” bëjnë ligjin me fitoret direkte dhe vlerës së lojtarëve

Partizani-Dinamo

Me Egnatian tashmë të shkëputur në krye të renditjes, tre vendet e tjera të Final Four duhet të forcojnë pozitat në raport me ato skuadra që kërkojnë të përfshihen në garë. Ditën e shtunë në orën 18:00, Partizani do të luajë një derbi shumë vendimtar ndaj Dinamos. Ekipi drejtuar nga Orges Shehi nuk fiton prej 4 javësh dhe me 48 pikë duhet të ruhen nga nëndetësja që ka dy pikë më pak e me një fitore i parakalon, duke hapur skenarë të rrezikshëm për kampionët në fuqi.

Sa i përket përballjeve direkte dhe statistikave, dy skuadrat janë përballur 144 herë. 53 fitore shkojnë për Partizanin, 42 për Dinamon dhe 49 herë janë ndarë në barazim. Në këtë situatë, Partizani është më lart edhe sa i përket vlerës së lojtarëve. Në faqen e specializuar “Transfermarkt”, klubi i kuq shkon në vlerën e 6.45 milionë eurove, pothaujse dyfishi i vlerës së lojtarëve të Dinamos që arrin në në 3.68 milionë euro. Duke lexuar statistikat, Dinamo si grup mund të jetë fituesi i derbit, ndërsa Partizani mund ta arrijë triumfin përmes diferencës që mund të bëjnë lojtarë të ndryshëm

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)