Partizani fiton derbin e shifrave, të kuqtë superiorë në vlerën e lojtarëve

Partizani

Partizani dhe Tirana ndeshen si asnjëherë më parë në 178 ndeshjet midis tyre, me të dyja skuadrat në zonën e ftohtë të renditjes. Për sa i përket vlerës së tregut, të kuqtë mbajnë vendin e parë, ndërsa bardheblutë vendin e gjashtë, me rreth dy milion euro më pak.

Partizanit dhe Tirana do të ndeshen të premten në mbrëmje si asnjëherë në 178 përballjet e mëparshme midis tyre. Në historinë e gjatë të derbit, ka pasur raste kur njëra prej skuadrave ka qenë në pozita të vështira, sidomos në dekadën e fundit, por asnjëherë më parë nuk kanë qenë që të dyja në vendet e fundit të renditjes, edhe pse duhet thënë se pesë javë janë shumë pak për të treguar nëse sezoni do të jetë sukses apo dështim.

Aktualisht, Partizani mban vendin e tetë, me katër pikë, Tirana të dhjetin me dy. Ndërkaq, për sa u përket vlerave të dy skuadrave në treg, ka diferencë të madhe midis të kuqve dhe bardhebluve. Sipas sitit të specializuar të merkatos Transfermarkt, Partizani ka skuadrën me vlerën më të madhe në Shqipëri, 6.63 milion euro, i ndjekur nga Flamurtari, me 6.28. Tirana është e gjashta, me vlerë totale 4.7 milion, rreth dy milion euro më pak se rivalët e së premtes. Partizani ka edhe lojtarin më të shtrenjtë të kampionatit, Rowan Human, 850 mijë euro, ndërsa te Tirana vlerën më të madhe e ka Serge Tabekou, 325 mijë euro, më pak se katër lojtarët me vlerë më të madhe te të kuqtë, që janë Preka, Marku e Kote.

 

Related posts

Humbja në derbi sjell pasoja te Partizani, fillojnë dorëheqjet e para (FOTO)

Festë e dyfishtë te Tirana, Refik Halili shkon në dhomat e zhveshjes dhe i jap lajmin e madh lojtarëve (VIDEO)

“Sikur jemi të mallkuar”, humbja e radhës dhe me statistika negative, Milinkoviç gjen alibinë te fati: Në stërvitje provojmë…