Partizani zbardh axhendën për derbin, zbulohet numri i tifozëve të Tiranës (SHIFRA)

Partizani

Partizani dhe Tirana do të përballen në stadiumin “Arena e Demave”, ditën e diel ora 13:30. Tashmë është zyrtare që stadiumi i “demave” do të presë për herë të parë derbin e kryeqytetit. Mësohet se në dispozicion të tifozëve të Tiranës do të ketë vetem 200 bileta, aq sa mban edhe sektori mik. Kjo shifër përkon dhe me 5% e kapacitetit të stadiumit.

Në këtë takim pritet të ketë forca sigurie të shtuara. Përballja mes Partizanit dhe Tiranës do të jetë e treta për këtë sezon, ndërsa dy të mëparshmet janë mbyllur me barazim pa gola.

NDRYSHIMI I ORARIT

Mes shumë ndeshjeve të javës së 24-të të Kategorisë Superiore, ajo që spikat më tepër është takimi Partizani-Tirana. Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet më datë 9 shkurt në orën 20:00. Të paktën kështu është programuar, por Klikoje Sport nga burime të besueshme, mëson se kjo sfidë do të luhet në orën 14:00.

Një orar i pazakontë, por Komisioni i Garave në FSHF në bashkëpunim me dy klubet ka komunikuar ndryshimin e orarit. Një gjë e tillë është bërë për të evituar përplasjen e tifozëve. Kujtojmë që kjo përballje do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” në Tufinë, dhe mungesa e ndriçimit në rrugë, apo pjesa ndarëse për të drejtuar tifozët ka frikësuar krerët e futbollit shqiptar.

Tirana e Partizani, rivalët miq-armiq të një jete, takohen për herë të dytë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Kryeqyteti nuk e ka ende një dominues, pavarësisht se të kuqtë kryesojnë dhe bardheblutë janë në pozita të vështira. Për tifozët duhet fituar derbi dhe pas 0-0 në fazën e parë dhe 1-1 në fazën e dytë, është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin.

LEXO ME SHUME:FOTO/ Statistika zhgënjyese për Partizanin, në 180 minuta ndaj Laçit vetëm 2 goditje në portë

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

1 comment

Tirana provokon para derbit ndaj Partizanit 07/02/2025 - 13:25
[…] LEXO ME SHUME:Partizani zbardh axhendën për derbin, zbulohet numri i tifozëve të Tiranës (SHIFRA) […]

Comments are closed

Add Comment