“E them me keqardhje që në këtë merkato…”, Veselinovic vijon refrenin për afrimet e fundit: Vetëm sulmues…

Partizani

Partizani dhe Laçi kanë mbyllur duelin mes tyre. Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Superiores dhe e zhvilluar në Kurbin, ka përfunduar në barazim pa gola. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i “Demave”, Aleksandar Veselinovic, i cili u shpreh ne lidhje me merkaton te Partizani se priste perforcime ne mesfushe.

KUNDËRSHTARI-Si gjithmonë i përgëzoj lojtarët për impenjimin dhe tifozët për përkrahjen dhe kundërshtarin për ndeshjen. Për mua cilësia e Laçit është mbi nivelin e pozicionit në tabelë. Ndeshja ka përfunduar 0-0 dhe mund të themi që kemi marrë pikë në një fushë të vështirë. Ne e kemi situatën në ekip ashtu siç e kemi. Ka disa lojtarët që normalisht janë të dëmtuar dhe disa të tjerë që kanë ardhur, por nuk janë në formën e ndeshjeve.

Lojtari i vetëm është Podstrelov ai që mund të përballojë ndeshjen. Vujnovic ka bërë vetëm dy stërvitje të lehta me ekipin. Si gjithmonë pjesa e merkatos së dimrit është shumë e vështirë. Ne nuk kemi arritur të sjellim dy mesfushorë sepse ashtu ka qenë situata. Në raport me këtë që thashë kemi mungesë ekuilibri mes linjave. Pastaj në raport me atë që posedojmë në ekip do mundohemi të gjejmë ndonjë zgjidhje.

LAÇI-Kur luan kundër Laçit në transfertë në çdo kohë duhet të jesh i fokusuar. Kanë lojtarë cilësorë si Tresa, Prodani, Mjaki. Dhe mund të numëroj shumë lojtarë si Manellari dhe të tjerë që janë mbi nivelin e pozicionit që kanë në tabelë.

MERKATO-Ashtu siç e thashë merkato e dimrit është specifike dhe e vështirë për të gjetur lojtarë që i përgjigjen nevojave të ekipit. Unë jam gjithmonë i asaj që përkrahim ato që kemi. Dhe pastaj në raport me motivimin, me ato që kemi formojmë diçka. Ky është ekip i ri përveç Taipit dhe Domgjonit, prandaj duhet shumë mbështetje.

MESFUSHA-Mjaftojnë 5 mesfushorë? Nuk e di, do e tregojë koha sepse kemi edhe 10 ndeshje deri në mesin e marsit. Maksimumi që mund të bëjmë është ta marrim nga ndeshja në ndeshje. Nuk jam i sigurtë me Koten pasi të hënën do të fillojë të punojë me intensitet. Dhe pastaj na mbetet të shohim se me çfarë ritmi do rikthehet formës fizike në ndeshje. Nuk jam nga ato që qahem shumë dhe mbështetje maksimale për këto që kemi.

MERKATO-Ardhjet e reja në merkato, është dakord trajneri? Atanaskoski ka vite që ka qenë këtu dhe njerëzit e njohin dhe janë të kënaqur me të. Vujnovic ka kaluar shkollën e futbollit të Villarreal, ka luajtur në Kroaci dhe Serbi, ka bërë gol dhe kundër Holandës, po ashtu ka shënuar edhe kundër Dinamo Zagreb. Problemi qëndron që në dy muajt e fundit nuk është në rrjedhshmëri. Pajtohem plotësisht me këto afrime, prandaj mundohem të them specifikat e tyre.

Po ashtu edhe Eleke sulmues që ka luajtur në superligën e Japonisë. Është gjetur një interes i përbashkët që është mirë edhe për të që të vijë këtu. Edhe me atë duhet durim sepse do një periudhë adaptimi. Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe e di sa e vështirë është të sjellin lojtarë. E them me keqardhje që në këtë merkato kemi pasur synim mesfushorë me ikje ne Maguette dhe Rrapaj. Por asgjë nuk është ideale në jetë, dhe vazhdojmë hap pas hapi”, është shprehur Veselinovic.

LEXO ME SHUME:Ekipet e fjetura, në Laçi-Partizani fiton mërzia dhe sherri (video)

Related posts

“Bëhu arbitër”, Tirana “kunj” FSHF-së me postimin e fundit, publikon episodet e munguara në sfidën ndaj Elbasanit (video)

E PAPRITUR/ Humbi javën e kaluar, por dorëheqjen e jep sot, trajneri në Kategorinë e Parë bën “rrëmujë” klubin

Gvozdenovic i sinqertë pas ndeshjes ndaj Tiranës: Kundërshtari ishte më mirë se ne, barazimi rezultati më i drejtë