Partizani nuk “ndez” ndaj Elbasanit, asnjë fitues në Tiranë (video)

Partizani

Partizani dhe Elbasani nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Arenën e Demave”. Ekipet marrin nga 1 pikë në një ndeshje mjaft të luftuar në kryeqytet. Golin e parë të sfidës e shënojnë vendasit me Mba në minutën e 12-të, por vetëm pas 7 minutash do të barazoheshin shifrat me Tsague.

Elbasani përmbysi në 2-1 me antë të Mustës në minutën e 28-të dhe pjesa e parë mbyllej me avantazhin e verdhebluve. Ndërkohë goli i barazimit nga të kuqtë do të vinte vetëm në minutën er 60-të, kur Janjeva do të mposhte Abalorën.

“Demat” nuk ia dalin të rikthehen te fitorja në kampionat pas humbjes me Bylisit, teksa tashmë me Elbasanin koleksionojnë vetëm 1 pikë. Pas këtij barazimi Partizani zbret në vendin e 3-të me 30 pikë, ndërsa Elbasani ka 22 pikë në vendin e 5-të.

LEXO ME SHUMË: Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Shansi i keq i Gvozdenoviç është që nuk e gjen skuadrën ashtu siç do të dëshironte. Përpos kohës shumë të paktë në dispozicion, serbi duhet të mendojë për një skuadër të përgjysmuar, sepse pjesa kryesore e titullarëve janë të dëmtuar. Mungesa më e rëndësishme është ajo e portugezit Ze Gomesh, i cili për arsye dëmtimesh u bë kohë që nuk po luan me verdheblutë dhe gjasat janë që ky vit të ketë përfunduar për të dhe Gvozdenoviç duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesin kryesor. Në të njëjtën situatë është edhe Bruno Telushi me Edon Hasanin, të cilët gjithashtu po mungojnë gjatë për shkak dëmtimi, duke lënë një boshllëk jo të vogël në skuadër.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)