Partizani “boshatis” Kukësin, jo vetëm Gjelbrim Taipi, klubi kryeqytetas i merr një tjetër titullar (FOTO)

Partizani ka arritur të bëjë një tjetër afrim në merkaton e verës. Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Altin Bytyçi.

22-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me klubin e Kukësi këtë verë, teksa ka gjetur tashmë akordin me kampionët e Shqipërisë dhe do të vihet menjëherë në shërbim të trajnerit Zekiç.

Bytyçi luan me Kukësin prej 3 sezonesh, duke qenë një nga futbollistët më të spikatur. Pavarësisht se në moshë të re, 22-vjeçari nga Suhareka ka arritur të bindë stafin teknik duke luajtur një pjesë të madhe të ndeshjeve si titullar.

Në të shkuarën, Bytyçi ka provuar të luajë edhe në kampionatin kroat, ku ka qenë pjesë e Medjimurjes ndërsa në Shqipëri ka qenë pjesë e Laçit disa sezone më parë.

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!