Partizan, kështu je për titull! Dominim në lojë dhe katër gola Vllaznisë (video)

Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. “Demat” triumfuan me rezultatin 4-1 përballë shkodranëve. Një ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga Partizani, golat për të cilët u shënuan nga Rrapaj, Preka, Mehemti dhe Maguette. Ndërsa golin e vetëm për Vllazninë e shënoi kapiteni Balaj i ndihmuar dhe nga një devijim Pano Qirkos.

Me këtë fitore, Partizani ndan vendin e parë me Egnatian me nga 26 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë të grumbulluara.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull