Izraeli do të mbyll televizionin Al Jazeera/ Zbulohet arsyeja e FRIKSHME!

Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar legjislacionin që lejon mbylljen e televizionit Al Jazeera. Ligji u miratua me 71 vota pro kundrejt 10 votave në leximin e dytë dhe të tretë në një seancë plenare të Knesset-it.

Leximi i parë i projektligjit u miratua më 12 shkurt.

Sipas projektligjit, ministri i Komunikimeve do të autorizohet të mbyllë rrjetet e huaja që operojnë në Izrael dhe të konfiskojë pajisjet e tyre nëse ministri i Mbrojtjes identifikon se transmetimi i tyre përbën një dëm të vërtetë për sigurinë e shtetit.

Pas miratimit të ligjit, ministri izraelit i Komunikimeve, Shlomo Karhi, u zotua se kanali Al Jazeera i financuar nga Katari do të mbyllet “në ditët në vijim”.

Sot herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua të “veprojë menjëherë për të mbyllur televizionin Al Jazeera” pas miratimit të projektligjit në Knesset.

SHBA e përshkroi miratimin e projektligjit në parlamenti i Izraelit për mbylljen e televizionit Al Jazeera-s si “shqetësues”.

“Ne besojmë në lirinë e shtypit. Është kritike. Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Dhe SHBA-ja mbështet punën kritike të rëndësishme që bëjnë gazetarët në mbarë botën dhe që përfshin ata që raportojnë në konfliktin në Gaza”, tha Karine Jean-Pierre, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konference për media.

Al Jazeera ka një zyrë në Izrael dhe një ekip korrespondentësh që punojnë gjatë gjithë vitit, duke përfshirë mbulimin e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë të paktën 32.850 njerëz që nga 7 tetori i vitit 2023.

LEXO EDHE: Armando Broja “mish i huaj” te Fulham, trajneri portugez merr vendimin për sulmuesin shqiptar

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!