Parashikimi i motit për ditën e sotme 13 shkurt 2021

moti

Ditën e sotme, vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore mbizotërojnë të gjithë vendin, deri në mesditë kur reshjet bëhen mesatare në zonat qendrore, ndërsa parashikohen intensive në jug dhe juglindje të vendit. Dëbora përfshin që nga mëngjesi të gjithë veriun, ndërsa pasditja sjell dëborë në 300 metra lartësi, në qendër dhe jug, situatë kjo deri në mbrëmje, kur dëbora shtrihet në të gjithë vendin, duke shtruar nga 2 deri 50 centimetra.

 Dëbora do të zbresë edhe në brigjet detare, më e dukshme në Adriatik dhe më e pakët dhe afatshkurtër në bregdetin jugor. Dëbora vijon e përkohshme edhe gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të vijojnë të ulen në të dy vlerat ditore, të cilat gjatë së shtunës do të variojnë nga -12 gradë Celcius në Pukë deri 9-10 gradë maksimalisht gjatë mesditës, nga Vlora në Sarande.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por nga mesdita era forcohet në zonat veriore, më e fortë përgjatë luginës së Drinit, në mbrëmje dhe gjatë natës kur priten shpejtësi deri 70 km/h, drejtimi i erës do të jetë verilindor gjatë gjithë së shtunës.

Related posts

renie drastike

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 29 prill 2025

A do ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot? Kursi i këmbimit, 22 prill 2025