Parashikimi i frikshëm për Stambollin: Do të ketë një tërmet me magnitudë mbi…

Ndërsa dy tërmete të forta në Kahramanmara, shkaktuan shkatërrime të mëdha në 11 provinca, sytë u kthyen nga një tërmet i mundshëm edhe në Stamboll, fill pas katastrofës në të cilën humbën jetën më shumë se 45 mijë persona.

Duke marrë pjesë në një program televiziv, Drejtori i Institutit të Kërkimeve të Tërmeteve të Observatorit Kandilli, Prof. Dr. Doğan Kalafat tha: Ajo që mund të bëjmë është vetëm studime statistikore. Ka një probabilitet 64 për qind deri në vitin 2030, 75 për qind probabilitet deri në vitin 2050 dhe 95 për qind probabilitet deri në vitin 2090 se një tërmet i përmasave të ngjashme mund të godasë edhe Stambollin”.

Sipas Kalafat, duke folur për Haber Global, brenda shtatë viteve do të ketë një tërmet me magnitudë mbi 7 ballë në Stamboll me një probabilitet 64 për qind.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!