Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për vitin 2023: Toka do të goditet nga një ngjarje shkatërruese…

Prej disa kohësh ajo mungon, por mprehtësia e saj në parashikime vazhdon t’i mbajë të gjithë pezull. Baba Vanga, parashikuesja mistike e verbër nga Bullgaria, ka lënë një listë parashikimesh edhe për vitin 2023.

Në të kaluarën ajo parashikoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, vdekjen e Stalinit, fatkeqësinë e Çernobilit dhe sulmet e 11 shtatorit. Dhe në të njëjtën mënyrë tregoi datën e vdekjes së saj.

Në Bullgari, çdo vit njerëzit shikojnë prapa për të parë se cilat parashikime të Baba Vangës janë realizuar, duke marrë shkas ato që mund të ndodhin vitin e ardhshëm. Për vitin 2023, Baba Vanga ka parashikuar një “stuhi diellore” vdekjeprurëse që do të dëmtojë Tokën.

Ndonëse nuk ndodhin shpesh, stuhitë diellore nuk janë aq të rralla. E fundit ndodhi në fillim të këtij viti, kur një grimcë diellore dhe stuhi gjeomagnetike çuan në dështimin e projektit satelitor Starlink. Nëse do të ndodhte një stuhi diellore e kalibrit të parashikimit të Baba Vangës, do të ishte shkatërruese për jetën në Tokë.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq