Paralajmërime të forta/ Rama “dush të ftohtë” kryebashkiakëve socialistë: Bashkitë që dështojnë do merren në administrim nga qeveria! Nuk mund të…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria do të marrë në administrim bashkitë e vendit që “janë të mbytura në borxhe” dhe shkojnë në falimentim.

Rama tha se kjo praktikë ndodh në shumë vende të botës, teksa gjatë një konference me kryebashkiakët socialistë, nuk kurseu kritikat ndaj tyre.

Kreu i qeverisë tha se bashkitë duhet të shfrytëzojnë mundësitë financiare për të kryer aktivitet ekonomik fitimprurrës.

Digjitalizimi, furnizimi me ujë, terrenet dhe aktivitetet sportive, ishin disa nga fushat më problematike për të cilat Rama tha se disa bashki kanë dështuar. “Borxhet dhe problemet nuk mund t’i lini te dera e qeverisë”, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë kompani ndërtimi, që s’kanë fare prona. Pse të mos e bëjnë bashkitë këtë? Me një gur vrasin dy zogj, krijojnë oportunitete të reja për të pastrehët e tyre dhe nuk presin nga enti i banesave në Tiranë, dhe nga ana tjetër shesin duke krijuar të ardhura. Një tjetër gangrenë që është uji. Pse duhet të përballemi me mangësi serioze në disa zona, që është uji. Bashki që bashkëjetojnë me abuzimin dhe thellimin e borxheve, në emër të konfortit elektoral. Dhe kështu kjo pasuri nuk shkon aty ku duhet të shkojë. Pa folur për shërbime të tjera, pastrimi, transporti publik, që janë shërbime jo të lehta për t’u organizuar. Dhe në të gjitha këto, kemi mundësi të shikojmë që nuk po flasim për gjëra që janë të pabëshme. Pse duhet të jetë qeveria kampione në digjitalizimin e shërbimeve, pse s’janë bashkitë. Ndërkohë që në të gjithë botën ndodh e kundërta. Këtu qeveria qendrore ka bërë një revolucion deri në fund me shërbimet. Ka kuptim që shërbimet bashkiake të jepen me letra? Duhet të jeni ju të parët personat më të interesuar.

Pse duhet që qeveria ta ketë nivelin e përgjigjeve ndaj ankesave të qytetarëve, mbi 90%, dhe bashkitë ta kenë nën 30%, pse? Është e pamundur që të vazhdohet kjo histori, borxhet i akumulojmë dhe i lëmë në derën e qeverisë, problemet i lëmë të na i zgjidhë qeveria, dhe nuk dalim ndaj këti rrethi vicioz. Sot qytetet tuaja janë më të pastra se ç’ishin përpara se ne të merrnim një masë. Janë më të pastra, çfarë tregon kjo, që gjërat bëhen. Ku ndryshon Konispoli nga Tropoja? Janë dy skaje, është çështje e administrimit dhe përgjegjësisë. Si me pastrimin, e njëjta gjë vlen edhe për pastrimin e borxheve. Pse është i pranishëm drejtori zyrës së Bankës Botërore? Se ai është në dispozicion për t’ju asistuar për çfarë do gjë që keni nevojë. Tani si ta shpjegoj unë këtë, që qeveria bën një program të ri për fëmijët, dhe akoma sot që flasim, megjithëse kemi bërë kërkesat përkatëse, nuk i kemi nga të gjitha terrenet.

Si t’ia bëjmë që terrenet sportive, që është e lidhur drejtpërdrejt me Bashkinë, që përfshin kampionate në nivel bashkiak dhe qarku, që shkon përtej shkollës, edhe këtu një pjesë e bën dhe një pjesë nuk e bën. Pse nuk e bëni? Çfarë ka më të rëndësishme? Ne besojmë që potenciali për të bërë aktivitet, ekonomik, financiar fitimprurrës është i gjithi aty. Mos shfrytëzimi është i pajustifikueshëm. Bashkitë duhet të hapin kapitullin ekonomik financiar fitimprrurës. Këto gjëra mund të bëhen, duhet vullnet, vizion. Një gjë që ministrja nuk e tha, se lajmin e keq ma le mua gjithmonë. Është që ne do të marrim masa në rast të mospërmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare. Duke marrë bashki në administrim, siç bëhet në Itali e Francë, kur bashkitë shkojnë në kolaps. Dhe nga ana tjetër siç bëmë me pastrimin, do të bëjmë dhe me disiplinën buxhetore.

Nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie duke mbyllur sytë dhe duke mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit, dhe të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme në të gjithë globin.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…