Pano Qirko u dëmtua në ndeshjen e Kupës, zbulohet sa do të mungojë portieri i Partizanit

Pano Qirko

Pano Qirko u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku Partizani u përball me Apoloninë dhe fitoi 2-0. Gardiani i të kuqve u transportua menjëherë drejt spitalit në momentin që u dëmtua.

Kjo bëri të mendohej se Qirko ka pësuar një dëmtim tepër serioz, por pas ekzaminimeve të bëra, situata nuk është aq e rëndë. 25 vjeçari ka shembje në zonën e legenit.

Ky dëmtim e lë Qirkon jashtë fushave të lojës përreth 2-3 javë. Në këto javë, Partizani duhet të bëjë pa portierin e tyre titullar, por “Demat” kanë një opsion si Alban Hoxha, duke mos i bërë aspak më të dobët.

LEXO ME SHUME: Situatë e pazakontë te Partizani! Klubi ka firmosur me mbrojtësin nigerian, ky i fundit dëshiron largimin

SODIQ ENDE NUK ËSHTË PREZANTUAR

Ismaila Sodiq, një situatë e sikletshme është krijuar mes Partizanit dhe mbrojtësit nigerian. 21-vjeçari, i cilësuar si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë afrikanë nën moshën 23 vjeç, ishte përforcimi i parë i të kuqve në merkaton dimërore, por kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ardhja në Shqipëri ai dëshiron të largohet. Shkaku është një ofertë më e mirë e ardhur nga jashtë, por ndërkaq ai është i lidhur me klubin shqiptar me kontratën që sapo e ka nënshkruar dhe është e vlefshme për tre vite e gjysmë.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana