Pankinat e Kategorisë Superiore me valë shkarkimesh dhe emërimesh, vetëm Collela, Kapllani e Shehi mbijetojnë

Trajnerët janë hallka më e sakrifikuar në Superligën shqiptare. Vllaznia u bë ekipi i tetë i Superligës që ndryshon trajner. Pavarësisht besimit për pak ditë të Auron Milotit, kuqeblutë arritën të gjenin një trajner të ri. Goce Sedloski u zgjodh në krye të shkodranëve të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Tekniku nga Maqedonia e Veriut vjen me një mal me eksperiencë në Shkodër, aty ku duhet të injektojë edhe rezultatet pozitive që mungojnë prej disa javësh. 48-vjeçari që në të kaluarën ka drejtuar Shkupin në Superligën maqedonase do të tentojë që të fitojë trofe në të dy frontet me Vllazninë, e cila pavarësisht diferencave është në garë për titullin kampion të Superligës.

Me përjashtim të Partizanit, Erzenit dhe Tiranës, të gjithë skuadrat e tjera kanë ndryshuar trajner në këtë sezon futbollistik, e natyrisht gjithçka lidhet me rezultatet. Si Collella ashtu edhe Shehi kanë bindur në kryeqytet, duke qënë kockë e fortë dhe vazhduar projektin e ndërtuar nga vetë ata prej fillimit të sezonit. Zgjidhje që natyrisht sjell frytet e duhura, me dy ekipet e kryeqytetit që janë shumë pranë titullit kampion.

Related posts

Frikë te Partizani, mbrojtësi u dëmtua ndaj Laçit në Kupë, pritet të mungojë në derbi ndaj Tiranës

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia sheh gjysmëfinalen në horizont, Partizani nuk mposht dot Laçin me 1 lojtar më tepër

Nuk është Vllaznia as Partizani, Victor Da Silva surprizon me transferimin