Panathinaikos pagoi 1 milionë euro për kartonin e tij, klubi grek e dërgon Enis Çokajn në Kroaci

Enis Cokaj është futbollisti më i ri i Osijek. Mesfushori 24-vjecar transferohet nga Panathinaikos te klubi kroat në formën e huazimit, me mundësi blerjen e kartonit në fund të sezonit. Cokaj do të duhet të bindë drejtuesit dhe stafin teknik në këto 5 muaj kampionat dhe nëse ia del, atëherë futbollisti shqiptar ka mundësi të firmosë kontratë me Osijek deri në verën e vitit 2026.

Kampionati kroat nuk është i panjohur për lojtarin nga Kopliku, pasi ka luajtur për katër sezone me Lokomotivën e Zagrebit duke zhvilluar 94 ndeshje. Panathinaikos pagoi 1 milionë euro për kartonin e Cokaj-t në shtatorin e vitit 2022 dhe gjërat nuk shkuan mirë për të, pasi gjatë kësaj periudhe u aktivizua me pikatore, teksa këtë sezon grumbulloi vetëm 37 minuta në total.

Enis Cokaj mund të mbulojë të gjitha pozicionet në mesfushë, dhe kjo pritet të jetë një ndihmë e madhe për ish-trajnerin e Partizanit Zoran Zekic, me teknikun e Osijek që kërkon të arrijë zonën europiane. Aktualisht, ekipi kroat  është në vendin e katërt, 7 pikë larg nga Dinamo e Zagrebit, pozicion që të con në Kupat e Europës.

Related posts

E TRISHTË! Sulmuesi që u shpall kampion me Egnatian në luftë me jetën, familja bën apel për ndihmë (FOTO)

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun