Pamje të frikshme! Momenti kur avionit i shkëputet rrota pak pas ngritjes nga pista, shkatërron disa makina (VIDEO)

Një avion i kompanisë “United Airlines”, i cili u nis nga aeroporti i San Francisko-s  dhe kishte destinacion Osakën në Japoni, është detyruar të rikthehet sërish në aeroport pasi një nga rrotat iu shkëput pak pas ngritjes nga pista.

Rrota me peshë mbi 100 kilogramë ra mbi një parkim makinash, ku dëmtoi shumë prej tyre, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Në avionin tip “Boeing 777-200” po udhëtonin 235 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Kur piloti u njoftua për humbjen e rrotës, ai vendosi të bënte një ulje emergjente, e cila fatmirësisht u krye pa asnjë problem.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit reagoi në një deklaratë duke thënë se ka nisur një hetim mbi këtë rast, i cili fatmirësisht u mbyll pa të lënduar.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend