PAMJE TË FRIKSHME! Gruaja hidhet në ujë për një ritual orthodoks, e merr rryma para syve të fëmijëve! (VIDEO)

Një nënë e dy fëmijëve, e cila u hodh përmes një vrime akulli në një lumë të ngrirë për të shënuar Epifaninë Ortodokse, u rrëmbye dhe gjeti vdekjen nga rrymat e forta.

Një video shqetësuese tregon gruan, 40 vjeç, duke u zhytur në lumin Oredezh pranë Vyra, një fshat në jug të Shën Petersburg, Rusi, të mërkurën.

Pati panik të menjëhershëm pasi gruaja, që mendohet se ishte një avokate nga Shën Petersburgu, u tërhoq nën akull nga një rrymë e fuqishme prej rreth 10 këmbë në sekondë.

Fëmijët e saj të pikëlluar bërtasin dhe njëri dëgjohet duke bërtitur ‘Mama, Mama’, ndërsa një grua përpiqet t’i ngushëllojë.

Pasi një shoqërues bërtet për ndihmë, një burrë që besohet të jetë burri i gruas, 50 vjeç, shihet duke u zhytur në vrimën e akullit, por ai nuk mund ta gjejë atë. Po ashtu, zhytësit e shpëtimit nuk mundën të gjenin trupin e saj.

Avokatja, nga Shën Petersburgu, synonte të zhytej në ujëra për të shënuar Epifaninë e krishterë ortodokse në një traditë të ndjekur çdo vit nga qindra mijëra besimtarë rusë. Njerëzit besojnë se uji i bekuar për ceremoninë vjetore ka veti të veçanta shëruese.

Disa njerëz hyjnë vetë në ujërat e akullta, ndërsa të tjerë shpesh marrin pjesë në festë në grupe teksa kujtonin pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan.

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…