Pamje apokaliptike! Hapet toka, “gëlltit” autobusin, tmerrohen pasagjerët në Selanik (VIDEO)

Momente tmerri përjetuan disa pasagjerë mëngjesin e sotëm, teksa shkonin në punë, kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një gropë të madhe.

Mediet greke bëjnë me dije e gropa e krijuar në asfalt është 5 metra e thellë.

Sipas GRtimes.gr në autobus ndodheshin 12 punonjës, të cilët u tmerruan kur mjeti ra në gropë.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ndodhur në zonën e Votsit, ndërsa pritet të nisë puna për zhvendosjen e autobusit.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën