Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në PD.
Sipas tij, opozita do të bashkohet dhe se pritet të letë lëvizje brenda grupit parlamentar.
“Shumë shpejt do të ketë lëvizje të qarta edhe nga grupi parlamentar. Maksimumi deri në shtator do të ketë lëvizje brenda grupit dhe opozita do të jetë bashkë”, ka thënë Paloka në ‘Radarin” informativ në abc news.
Sa i përket reformës territoriale dhe asaj zgjedhore, Paloka shprehet se të dyja janë vazhdim i lojës së Ramës.
“Të dyja këto komisione i kam quajtur pjesë ose vazhdim të lojës që opozita po bën sot me Ramën, njësoj si opozita e viteve të shkuara. Të dy komisionet do të dështojnë, siç u bë me presidentin. I njëjti diskurs si me presidentin, pse duhet të na japë neve Rama reformën. Ky është Pazar i ndyrë, po shesin opozitën te Rama.
Rama nuk pranoi kompromis më 5 qershor. Duhet të votoheshin propozimet e opozitës më pas të uleshim. Territorialja dhe zgjedhorja janë të domosdoshme. Loja Alibeaj Rama për të shkrirë opozitën në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një tentativë për të eliminuar opozitën. Filloi me shpalljen non grata të Berishës, e vulosi Basha më 9 shtator po e vazhdon Alibeaj”, ka thënë më tej Paloka.