“Palaço, pis…” Debat i ashpër mes Ramës dhe Bardhit, opozita largohet nga Kuvendi (video)

Pas debatit me kryeministrin Edi Rama, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca parlamentare.

Shkak i debatit është bërë zgjedhja e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ku Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po kërkojnë të vendosin Ardian Dvoranin. Gjatë diskutimit, Bardhi i tha Ramës se drejtues të lartë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë për të blerë vota për Ardian Dvoranin. Madje, Bardhi foli me emra duke i përmendur Ramës, Samir Manen dhe Pëllumb Salillarin.

DEBATI I PLOTË

Edi Rama: Kandidatura që ne kemi sjellë, nuk ishte në listën e përjashtuar nga gr parlamentar i PS. Nuk jua imponojmë kandidatin, nuk kemi interes për institucionin e Avokatit të Popullit. Ajo që u ankuam, është tentatvia për të shndërruar në seksion të PS-së, Gjykatën Kushtetuese?

Gazment Bardhi: Ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde. Drejtuesit më të lartë të Grupit parlamentar, jo vetëm kanë kërkuar votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar magfiozë dhe oligarkë për të marrë vota.

Edi Rama: Kush është angazhuar?

Gazment Bardhi: Salillari shoku jot. Samir Mane shoku jot. Ja po ta jap shembullin.

Edi Rama: Ky person këtu është intimiduar nga filani, mos më trego shokët.

Gazment Bardhi: Oligarkët dhe mafiozët e tu.

Edi Rama: Çfarë mafiozësh thua?

Gazment Bardhi: I le oligarkët tani, mafiozët është problemi. Jep llogaritë pse ke angazhuar oligarkët në votime.

Edi Rama: Të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani. Por jo me shpifje. Një çetë shpifësish.

Gazment Bardhi: Ti i ke çuar, për ta shndërruar GJykaten Kushtetuese në njësi të Partisë Socialiste.

Edi Rama: Për çfarë të përgjigjem ty mor palaço cirku. Je në gjendje t’i ofrosh zërin dhe fytyrën një cirku fantazish.

Gazment Bardhi: Ti je mafioz.

Edi Rama: Palaço, palaço!

Gazment Bardhi: Mafioz, palaço…

Edi Rama: Pis, zagar…

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë