Pak orë para derbit ndaj Tiranës, thirrja e fundit e “Guerrilsave”: Në stadium ky është rregulli kryesor

Partizani do të luajë sot kundër Tiranës në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Një sfidë që nuk vlen vetëm 3 pikë, por edhe për prestigjin e dy ekipeve.

Stadiumi “Air Albania” pritet të jetë i tejmbushur, ndërsa Guerrilsat kanë bërë thirrje sërish për të qenë të shumtë në marshimin e tyre drejt impiantit kryeqytetas. Në postimin e bërë në faqen zyrtare në facebook thuhej:

“Bashkohuni të gjithë për marrshimin drejt fitores! Rregulli kryesor në stadium do të jetë që askush mos të ndalë këngën. Forca çuna!”

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)