Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare, Ismail Kadare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Të shumta kanë qenë figurat publike dhe personalitet e medias që kanë nderuar me postimet e tyre figurën e Kadaresë. Në një InstaStory Bora Zeamni ka shkruar:
Pak njerëz jetojnë përjetë… Janë vetëm ata që mundin të lënë gjurmë të thella në mendjet dhe zemrat e shumë njerëzve! Pusho në paqe shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe!