“Pagat janë të ngrira për dy muaj”/ Kastrioti “shkund” lojtarët pas rezultateve negative, reagimi i presidencës: Evitoni Play-Outin

Kastrioti

Kastrioti nuk po kalon një sezon të mirë në Kategorinë e Parë. Aktualisht ekipi krutan renditet në vendin e 9′, pozicion që të jep mundësinë vetëm të luash për mbijetesë. Për t’i paraprirë më të keqes, presidenca e Kastriotit ka marrë masat e para. Fillimisht, bëhet e ditur se do mbeten në bankë “të ngrira” dy rrogat, e muajve prill dhe maj deri në momentin që ekipi të shmangë vendin e nëntë.

Këtë masë e beri të ditur vetë drejtori teknik i Kastriotit Gazmend Vogli, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” pohoi se krutanët nuk do ta diskutojë qëndrimin në të Parën. Gjithsesi, presidenca dhe klubi kërkojnë nga lojtarët dhe trajneri Ndreu të shmangin “play out”-in me një nga ekipet e Kategorisë së Dytë.

REAGIMI I GAZMEND VOGLIT

FINANCAT- Klubi ka qenë shumë korrekt me financat. Lojtarët janë paguar rregullisht, sipas kontratës që kanë nënshkruar me klubin. Bashkia e Krujës na ka mbështetur dhe është treguar shumë korrekte, sikurse edhe presidenti Alban Vogli. Tani i takon trajnerit Ndreu dhe lojtarëve të reagojnë dhe të shmangin ‘play out’-in. Ndërkohë, është vendosur që rrogat e dy muajve, prill dhe maj, të ‘ngrijnë’ në bankë deri në realizimin e këtij objektivi. Kjo masë u është komunikuar lojtarëve para seancës së djeshme stërvitore. Kjo është bërë me qëllim për t’i vënë ata në pozita të forta pune për takimet e mbetura. Rrogat do të bëhen të aksesueshme menjëherë me realizimin e objektivit.

SKUADRA- Skuadra në fillim të sezonit u ndërtua për të qenë konkurrues e për t’u ngjitur në elitë. Lojtarët titullarë si Mehmeti, Kodra, Çela, Arapi, kapiteni i rikthyer Neziri dhe Hoxha gjithashtu kanë eksperiencë në Superiore, por duhet të bëjnë gjithçka në fushë për të shkuar tek objektivi. Tani fokusi është te ndeshja e radhës me Luzin dhe Kastriotit nuk i pranohet hapi fals. Në fushë ekipi do të hyjë për fitore”, u shpreh drejtori i skuadrës krutane, Gazmend Vogli.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)