Biznesi është njohur me premtimin e qeverisë për të rritur pagën minimale. Por shqetësues për të është mungesa e analizave të mirëfillta mbi të cilat bazohet një premtim i tillë. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, qeveria nuk ka dialoguar me biznesin për një masë të tillë që rrezikon të kthehet në një barrë të papërballueshme për sipërmarrjen.
Jaka analizon se në ndërmarrjet që mbështeten mbi krahun e lirë të punës, rritja e pagës minimale, që propozohet nga të dy krahët politikë, do të çonte deri në falimentimin e disa industrive.
Nga programi i prezantuar nga kryeministri, Jaka vlerëson uljen e tatimit për pagat deri në 250 mijë lekë, që sipas tij do t’i japë një frymëmarrje ekspertëve dhe specialistëve.