Pa presion e frikë, Memelli e Balaj sfidojnë Kukësin në startin e Kategorisë Superiore

Ditën e shtunë, duke filluar nga ora 20:00, Vllaznia do të presë Kukësin, përballje kjo e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore. Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë në konferencën për shtyp, fillimisht shprehu shqetësimin për mungesën e Ardit Krymit. “Jemi përgatitur mirë për këtë duel edhe pse na ka dalë një e papritur rrugës. Dëmtimi i Arditit na penalizon shumë pasi kishim përgatitur një pjesë të manovrës bashkë. Tani atij i duhet që të qëndrojë 3-5 javë jashtë fushave. Vetëm më pas do të shikojmë nëse rikthimi i tij do të jetë ishpejtë ose jo”, tha Memelli.

Pavarësisht problemeve që ka Kukësi, tekniku 43-vjeçar kërkon kujdes ndaj një kundërshtari që mund të bëjë keq. “Duhet që të kemi mjaft kujdes me ekipin e Kukësit pasi ka një ekip mjaft të fortë. U kam thënë lojtarëve se duhet të bëjnë kujdes pasi secili prej rivalëve nëse i mundim na japin 3 pikët”, pohoi tekniku kuq e blu.

I pyetur nga gazetarët për objektivat e këtij sezonit, Migen Memelli do të shprehej: “Objektivi im dhe i skuadrës është që të fitojmë ndeshjen e nesërme. Nëse i marrim takimet një e nga një mendoj se do të bëjmë një rrugëtim shumë të mirë”.

Në konferncën për shtyp u shfaq dhe Bekim Balaj. Në takimin ndaj Kukësit, sulmuesi shkodran do të mbajë shiritin e kapitenit, që për të është një përgjegjësi e madhe.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)