Pa asnjë rast me COVID-19/ Ja për cilin qytet bëhet fjalë

Rastet COVID-19 po rriten në shumë pjesë të Kanadasë, por një rajon – Nunavut, një territor verior – është një vend i rrallë në Amerikën e Veriut që mund të thotë se është pa coronavirus.

Marsin e kaluar, ndërsa kufijtë nëpër botë po mbylleshin shkaku i pandemisë globale, zyrtarët në Nunavut, vendosën që edhe ata të mos rrezikonin, raporton BBC.

Ata sollën disa nga rregullat më të rrepta të udhëtimit në Kanada, duke ndaluar hyrjen e pothuajse të gjithë jorezidentëve.

Banorët që kthehen në shtëpi nga jugu së pari do të duhet të kalojnë dy javë, në kurriz të qeverisë së Nunavut, në “qendra izolimi” – hotele në qytetet Winnipeg, Yellowknife, Ottawa ose Edmonton.

Rojet e sigurisë janë të vendosur në të gjithë hotelet dhe infermierët kontrollojnë shëndetin e atyre që izolojnë.

Deri më tani, pak më shumë se 7,000 nunavummiut kanë kaluar kohë në këto qendra si një ndalesë në kthimin e tyre në shtëpi gjersa qyteti ka rreth 39 mijë banorë.

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…