Orges Shehi trajneri i ardhshëm i Partizanit? Abilaliaj tregon si qëndron e vërteta: Besoj që në momentin që do jetë, do e merrni vesh…

Drejtori i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Laçin që do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në Arenën e Demave, e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Në fjalën e tij para gazetarëve ai u shpreh kështu:

Laçi kundërshtari radhës?
Laçi patjetër është një kundërshtar i vështirë, i konsoliduar, i cili besoj se është në kërkim të pikëve maksimale se luan në shtëpinë e vet. Kjo është një ndeshje e cila ne na konsolidon në aspektin e ecurisë që kemi dhe besoj që të vazhdojmë këtë rrugë sepse edhe mënyra se si është punuar këto ditë, futbollistët kanë qenë të gjithë thuajse të rikuperuar. Jemi besimplotë për të shkuar që të luftojmë e marrim tre pikët.

Shehi si trajner ?
Mos gaboj kësaj gjëje i jam përgjigjur edhe para dy javëve. Orgesi është një nga njerëzit… Kur e mendoj që jam duke fituar, kjo gjë po zbehet javë pas jave. Për momentin, besoj që në momentin që do jetë, do e merrni vesh të parët, nuk është vendosur ende 100%.

Vazhdimi si trajner?
Ta marrim në mënyrë hipotetike që unë i kam thënë “jo” disa herë, dhe nuk është në aspiratën time një gjë të tillë. Se puna e trajnerit është një gjë, që ne jemi duke kërkuar një projekt. Jo një mbarëvajtje sezonale dhe projekti 2-3-4 vjet, mund ta bëjë një trajner që merret me kohë të plotë. Ndaj nuk ka mënyrë hipotetike apo të vërtetë, ndaj kjo është e pamundur për ta diskutuar.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)