Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

Orges Shehi

Trajneri Orges Shehi nuk është më pjesë e FC Ballkanit. Tekniku është larguar nga drejtimi i kampionëve në fuqi, pasi nuk e ka udhëhequr ekipin në stërvitjen e sotme dhe ka paraqitur dorëheqjen e tij në klub.

Burime të afërta me klubin nga Suhareka bëjnë të ditur se arsyet e largimit të Shehit janë kryesisht financiare, pasi futbollistët e Ballkani-t janë në mungesë të disa pagave të prapambetura.

Orges Shehi kishte marrë drejtimin e Ballkanit në dhjetor të vitit të kaluar, por largohet pa e kompletuar një vit në krye të skuadrës. Megjithatë, periudha e tij në Suharekë vlerësohet si e suksesshme, pasi Ballkani u shpall nënkampion i Kosovës dhe pati para paraqitje të mira në kompeticionet evropiane.

Në listën e presidentit Arsim Kabashi për pasuesin e Shehit janë dy emra të njohur: Zoran Zekic, ish-trajner i Partizanit, që më parë ka drejtuar klube si Sheriff Tiraspol, Osijek, Slaven Belupo dhe Sarajevo, është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës.

LEXO ME SHUME:Kampionati në SHBA drejt mbylljes, ekipi i Serie A mendon të transferojë Myrto Uzunin

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve

Kampionati në SHBA drejt mbylljes, ekipi i Serie A mendon të transferojë Myrto Uzunin