Probleme me pagat dhe merkato e bllokuar, Shehi i paraqet dorëheqjen drejtuesve të Ballkanit, drejt rikthimit në Superiore

Orges Shehi

Orges Shehi nuk duket se e ka të gjatë te Ballkani. Trajneri i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve dhe duket çështje kohe, që të largohet nga Kosova. Mediat tregojnë se Shehi ia ka komunikuar vendimin edhe lojtarëve. Vetë Ballkani ka bërë mirë këtë edicion, ndërsa zhgënjim mund të shikohet vetëm ndeshja e fundit që u humb me Drenicën. Probleme me rrogat, dy muaj pa u kaluar dhe merkatoja e janarit e bllokuar ka bërë Orges Shehin të paraqesë doreheqjen.

Fakt është se Orges Shehi u paraqit së fundmi në tribunën e stadiumit “Niko Dovana”, për ndeshjen Teuta-Partizani. Me të kuqtë ishte për herë të fundit trajner në Superiore, ndërsa u largua pas ndeshjeve në Europë në sezonin 2024/25.

Kështu nuk përjashtohet mundësia, që të ketë rikthim të bujshëm në elitën e futbollit shqiptar. Teuta aktualisht mban vendin e pestë me 15 pikë. Partizani me 3 pikë më pak ndodhet në pozitën e tetë.

LEXO ME SHUME:Vjen qetësia pas furtunës, Daja bën lëvizjen surprizë pas pushimit të kampionatit

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)