Orges Shehi nuk del në konferencë pas barazimit, zv.trajneri shpjegon arsyen: Ka nevojë për t’u qetësuar

Partizani arriti të merrte një pikë në minutën e fundit në superduelin ndaj Egnatias. Të kuqtë iu falën golit të Skukës për të dalë pa humbje nga shtëpia e tyre. Pas ndeshjes zv-trajneri Sebino Plaku tha fjalën e tij në prononcimin për MCN TV.

“Shehi është i ngarkuar dhe kishte nevojë për një ndalesë. Po të duash shkojmë e shohim nëse është qetësuar, por nuk jam i sigurtë nëse do ta gjeni aty.

Ndeshja? Pjesa e parë ishte më afër asaj që kishim përgatitur. Në të dytëm u mposhtën nga emocionet dhe lojtarët nuk e përballuan disavantazhin. Arritëm të ringrihemi dhe kjo është për të përgëzuar lojtarët që ishin të ngarkuar. Arritëm ekuilibrin me 2-3 ndërhyrje duke u rikthyer në lojë. Ndërruam sistem dhe mund të shfrytëzonim më mirë 2 sulmuesët në lojë.

Ikja e Maguette prishi ekuilibrin? Na ndryshoi gjithë manovrën pasi ndryshuam sistem dhe lojtarë. Taipi është ofensiv dhe u desh të vinte pas. Shpërdorimi i rasteve është diçka që nuk e sqarojmë dot. E vuajmë për faktin që lojtarët të veprojnë më shpejtë në zonat e finalizimit”, tha Plaku.

Related posts

Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

TË GJITHË NË KËMBË! Ernest Muçi realizon golin e vitit me Besiktas, sulmuesi lë shenjën në Kupën e Turqisë (video)

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon