E FUNDIT/ Nuk ka asnjë dyshim, Orges Shehi rikthehet në Superiore, firmos me…

Orges Shehi

Me zyrtarizimin e largimit nga Ballkani, thuajse plotësohet “mozaiku” i rikthimit të trajnerit Orges Shehi në Superiore. Ka mbetur vetëm të mësohet se cila do të jetë skuadra e re e durrsakut, Teuta, Partizani apo ndonjë emër surprizë.

Të gjitha rrugët duket se e çojnë Shehin në qytetin e tij të lindjes. Në fakt, ai duhej ta kishte marrë drejtimin e Teutës që në verë, kur edhe adresoi disa ish-lojtarë të tij të firmosnin pikërisht te kjo skuadër, por në atë kohë kontrata me Ballkanin u bë pengesë.

Tashmë kjo pengesë nuk është më dhe trajneri durrsak mund të zgjedhë i lirë. Një tjetër indicie për uljen e Shehit në stolin e Teutës është se ai ka ndjekur nga afër dy ndeshjet e fundit të “Djemve të Detit”. Aktualisht Teuta drejtohet nga trajneri Enkeleid Dobi, por rezultatet e fundit dhe sidomos humbja në “Niko Dovana” me Partizanin, i kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e tij.

Sapo u mësua lajmi se Orges Shehi kishte dhënë dorëheqjen nga Ballkani, përveç Teutës, u përfol edhe për një rikthim të mundshëm të tij te Partizani, por kjo gjë ka shumë pak gjasa të ndodhë. Trajneri duket i destinuar për të drejtuar skuadrën ku ka nisur karrierën si futbollist.

Orges Shehi e ka nisur karrierën si trajner te Skënderbeu, më pas ka drejtuar Kukësin, Tiranën dhe Partizanin në Superiore, ndërsa eksperiencën e fundit e pati te Ballkani në Kosovë.

Related posts

E FUNDIT/ “Furtunë” në shtëpinë e Partizanit, Agim Ibraimi vendos për fatet e Kërnajës

“Dy lojtarë u shfaqën me temperaturë”, Kërnaja e faturon humbjen te mungesat: Shpresoj mos të kemë shumë mungesa ndeshjen e ardhshme

“Magjia” e Kastratit fundos Partizanin, Vllaznia në krye (VIDEO)