Orges Shehi është gati për derbin ndaj Dinamos, por e shqetëson gjendja e mbrojtësit: Kishte një problem në stërvitjen e fundit

Derbi mes Dinamos dhe Tiranës është përballja që merr gjithë vëmendjen. Jo vetëm se është i pari kryeqytetas për këtë sezon, por edhe sepse Dinamo do të kërkojë të vendoset krah të mëdhenjve të kampionatit. Orges Shehi ka mundur të sjellë në kondicion fizik 6 titullarët e ardhur në verë dhe është gati të rinisë kërkimin e titullit kampion, që i shpëtoi nga duart vetëm në javën e fundit, sezonin e kaluar. Në konferencën për shtyp, trajneri i Tiranës do të shprehej.

“Gjëndja e ekipit është e plotë, duhet të shohim vetëm Bruno Lulaj pasi kishte një problem në stërvitjen e fundit. Më vjen mirë që e fillojmë një derbi ndaj një kundërshtari që ka histori ka një qasje tjetër në menaxhim dhe kërkon të bëjë gjëra tjera. E dimë që do të jetë një ndeshje me emocione, një përballje ku dy skuadrat duan të bëjnë më të mirën, por dhe ne duam të bëjmë tonën që të jemi aty ku e lamë, pra në majë të renditjes.”

Related posts

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…