Orges Shehi duhet të ndryshojë diçka! Tirana humbet miqësoren e dytë, Ballkani i Dajës bën spektakël (REZULTATI)

Tirana ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e dytë në Ohër. Përballë bardhebluve ishte skuadra e Ballkanit të Ilir Dajës.

Përballja mes dy ekipeve ka përfunduar me shifrat 3-1 për Ilir Dajën, i cili del fitimtar në këtë miqësore ndaj ish-skuadrës së tij. Kjo është humbja e dytë për djemtë e Orges Shehit në dy miqësoret e zhvilluara deri më tani, teksa janë mposhtur edhe nga Dukagjini 2-1.

Kujotjmë se prej disa ditësh kryeqytetasit janë zhvendosur në Ohër dhe po zhvillojnë intensivisht përgatitjet për sfidën e Dinamo Batumin në turin e parë të Conference League që do të luhet më 13 korrik në “Air Albania”.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH