Partizani, dy mungesa ndaj Laçit; Shehin e kënaqin rikthimet e afrikanëve me përfaqësueset

Orges Shehi

Partizani po përgatitet me intensitet të lartë për ndeshjen kundër Laçit që do e luajë më datë 30 mars në transfertë, duke filluar nga ora 15:00. Klubi kryeqytetas plotëson radhët me lojtarët e munguar, tre prej të cilëve të impenjuar me kombëtaret. Trajneri i skuadrës kryeqytetase do të ketë pothuaj të plotë grupin e lojtarëve, me vetëm dy mungesa Bytyçin, të dëmtuarin afatgjatë që e ka mbyllur sezonin dhe Mehmetin, tërheqja muskulare e të cilit do ta kthejë në dispozicion vetëm për javën e ardhshme, në ndeshjen në shtëpi kundër Vllaznisë.

LEXO MË SHUMË:Konsiderohej si fortësë, stadiumin “Arena e Demave” nuk e duan as lojtarët e Partizanit; impianti drejt ndryshimit radikal

Me grupin do të bashkohet edhe Bintsouka që vjen pas miqësores në të cilën Kongo barazoi 1-1 me Gabonin, edhe pse sulmuesi i Partizanit nuk luajti asnjë minutë. Mbërriti po sot edhe senegalezi Maguette, që ishte në shtëpi për procedurat e rinovimit të pasaportës.

Në stërvitje pas impenjimeve me përfaqësuesen U21 në ndeshjet kundër Finlandës e Zvicrës për eliminatoret e Euro 2025 janë prezantuar edhe Preka e Buxhelaj, me Shehin tani që mund të zgjedhë qetësisht formacionin për transfertën me Laçin, në javën e 29 të Superiores, tepër e rëndësishme për Partizanin, që kërkon të rimarrë vendin e dytë në dëm të Vllazninë, me të cilën duhet t’i bëjë llogaritë në sfidën direkte të javës së ardhshme.

NDESHJET E SUPERIORES

Pas pauzës së Kombëtareve, rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me sfidat e javës së 29-të, që do të luhen të premten dhe të shtunën. Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Egnatia-Kukësi. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Egnatia Arena” duke nisur nga ora 15:00.

Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 19:00. Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të përballet me Erzenin, ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja, Tirana – Teuta.

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Takimi i parë i ditës së shtunën do të jetë Laçi – Partizani, që do të luhet në ora 15:00 në stadiumin e Laçit. Ndërsa takimi i fundit, Dinamo City – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në ora 18:00.

https://www.youtube.com/watch?v=K4zf3PI_Lps

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)