Sulme të njëpasnjëshme kibernetike nga Irani kundrejt vendit tonë janë regjistruar kohët e fundit, që nga muaji korrik e këtej.
Sulmi më i fundit kishte lidhje me sistemin TIMS dhe kamerat e sigurisë në pikat kufutare.
Media iraniane “Iranintl” ka zbuluar identitetet e hakerave dhe pamjet e tyre.
Sipas të njëjtën media ata janë Hamid Reza Lashgaria, Mohammad Hossein Shirinkar, Mohammad Bagher Shirinkar, Medi Hashemi Taghraljardi dhe Fatima Zahra Farrokh.
Mohammad Bagher Shirinkar
Për këtë sulm kibernetik nën emrin e projektit “Sayad” është kompania iraniane “Iliant Gostar” nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar.
Një nga aktorët kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së.
Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane “Iliant Gostar”.
Gjithashtu ai është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së.
Celula e quajtur Ekipi i Inteligjencës 13 është një nëngrup brenda njësisë së IRGC-së Shahid Kaveh, nën një individ të quajtur Hamid Reza Lashgarian.