Oresti Rifa ka kaluar nga Partizani te Hajduk Split në Kroaci. Gjigantët e Kroacisë kanë firmosur me talentin shqiptar, për ta bërë pjesë të Akademisë.
18-vjeçari mori minuta me ekipin e parë në dy ndeshje gjatë këtij edicioni. Ishin pikërisht në verën e kaluar ku u luajtën ndeshjet për Europën. Rifa asistoi dhe një gol.
Në disa ndeshje qëndroi i gatshëm në stol për Partizanin, ndërsa u aktivizua edhe te ekipi B. Sulmuesit do ti duhet tashmë të tregojë potencialin jashtë Shqipërisë. Mbetet për t’u konfirmuar formula e transferimit për Rifën, i cili ka luajtur edhe me Kombëtares U-17.
POSTIMI I PARTIZANIT
FK Partizani me kënaqësi njofton transferimin në formulën e huazimit të Oresti Rifa te Hajduk i Splitit. Marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e sulmuesit 18 vjeçar me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit nga kroatët e Hajduk Split është konkretizuar së fundmi. Rifa një produkt i Akademisë Partizani, prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës së parë dhe tashmë do të provojë aventurën e re në futbollin kroat.
LEXO ME SHUME:Egnatia fitoi ndaj Partizanit, pjesë e festës në Rrogozhinë bëhet edhe… Donald Trump (video)
Donald Trump bëhet pjesë e festës në Rrogozhinë për fitoren e Egnatias kundër Partizanit. Jo fizikisht, por nëpërmjet një flamuri të shpalosur në tribuna nga mbështetësit e skuadrës rrogozhinase. Momenti i veçantë është shënuar pasi rrogozhinasit shënuan golin e tyre të dytë të ndeshjes me anë të Eljon Sotës. Mes brohorimave të mbështetësve të skuadrës rrogozhinase, mes tyre u hap një flamur amerikan me imazhin e Donald Tramp si pjesë e tij.