Opozita në protestë! Qindra qytetarë nisen nga Vlora, Selenica dhe Himara

Qindra qytetarë nga Vlora, Selenica dhe Himara janë nisur për t’u bashkuar në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Nga dega e PD-së në Vlorë janë nisur rreth 800 persona.

Nga informacionet që vijnë nga dega e Selenicës, do të nisen gjithsej rreth 130 simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokatike drejt kryeqytetit, teksa më herët në bazë janë regjistruar rreth 30 automjete.

Gjithashtu në degën e Himarës janë nisur rreth 70 sipatizantë ku më herët në degë janë regjistruar rreth 15-20 automjete.

Nga selia e PD në Sarandë bëhet me dije se rreth 100 demokratë pritet t’i bashkohen protestës. Ndërkohë që nga Delvina numri i demokratëve që janë nisur mëngjesin e sotëm është 30.

Po ashtu edhe qytetarë nga Dibra kanë vendosur t’i bashkohen protestës së sotme.

Kujtojmë se sot gjykata pritet të marrë vendimin për vulën e PD-së. Ky vendim do të jepet tri ditë para përfundimit të afatit të regjistrimit të partive politike në KQZ.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…