Operacioni “Mesnata”/ Si tentoi t’i shpëtonte Policisë 35-vjeçari, gjatë ndjekjes humbi kontrollin e mjetit dhe…

Një 35 vjeçar, banues në Durrës u kap nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, në operacionin “Mesnata”, teksa transportonte drejt Tiranës, kundrejt fitimit 450 euro për person, 10 shtetas sirianë, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës. 

Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin M. B.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….