Olta Gixharit i zbërthehet fustani në skenë, ja reagimi epik i Ilir Shaqirit (video)

Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme. Fustani iu zbërtheu papritur, por aktorja nuk u vu aspak në siklet, por kërkoi ndihmë hapur nga Iliri.

Kur juria po analizonte ‘cha cha’-në e Sardi Strugajt, aktorja u ngrit në këmbë dhe tregoi fustanin e saj, duke kërkuar ndihmë për ta mbërthyer.

Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës u afrua Sardi. Këngëtari u përpoq të mbërthente zinxhirin, ndonëse ishte e vështirë. Pasi mori 5 nga Iliri, Sardi i tha kryetarit të jurisë se duhet të ishte ai që ta ndihmonte i pari Oltën, por Iliri e ka gjithmonë gati përgjigjen: “Unë ta lashë vetë, se po të doja t’ia mbërtheja, e kisha bërë” – ia ktheu ai këngëtarit, i cili e kaloi këtë situatë gjithashtu me humor.

Ky moment u shoqërua me batuta nga moderatorja Bora Zemani dhe anëtarët e tjerë të jurisë.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!