“Ofendimet në stadium i kanë bërë shqiptarët”, Federata kroate distancohet për koret kundër serbëve

Kroaci – Shqipëri ishte një nga sfidat ku mes tifozëve kishte një harmoni shumë të madhe. Tifozët e të dyja ekipeve ishin për t’u marrë shembull, teksa shijuan së bashku një nag sfidat më të luftuara në Euro 2024.

Por nëpër rrjetet sociale, tifozëritë u bënë bashkë kundër serbëve, ndërsa nuk krusyen edhe ofendimet. Për këtë Fedearata Serbe e Futbollit ka kërkuar nga UEFA që të merren masa.

Nuk ka vonuar reagimi i Federatës Kroate të Futbolit. Këto të fundit shprehen nëpërmjet një deklarate se ofendimet janë bërë nga shqiptarët dhe se në stadium nuk kishte asnjë objekt ose flamur me bazë raciste.

Diçka të tillë do ta apelojnë dhe se Federata thekson se kroatët do të distancohen nga një zhurmë e tillë. Sipas “Sportske Novosti” bëhet me dije se tifozët shqiotarë qëllimisht këndonin në gjuhën kroate, por këto të fundit unuk iu bashkuan.

“Mendoj se jemi objektiv kur them se këto thirrje nuk janë dëgjuar nga tifozët tanë. Kur kishte ndodhur më herët, ne jemi treguar burra dhe e kemi pranuar fajin. Por, kësaj here nuk është ashtu, dhe nuk do të lejojmë askënd të na gjuajë neve.

Do të mundohemi deri në fund të konfirmojmë se tifozët kroatë nuk kanë marrë pjesë në këtë ngjarje dhe nuk kanë bërë asgjë të dyshimtë gjatë ndeshjes”, u shpreh kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Parandalimit të Federatës kroate të futbollit, Jurjević.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)