OBSH zbulon variantin e ri të COVID-19/ Ja çfarë duhet të dini

Një variant i ri i COVID-19, i njohur si NB.1.8.1, por i quajtur jozyrtarisht “Nimbus”, është duke u monitoruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi është lidhur me një rritje të infeksioneve në disa pjesë të globit.

Ky varianti i ri është identifikuar për herë të parë në fund të muajit janar dhe është një nënvariant i Omicron, i cili ka vazhduar të shfaqë mutacione të ndryshme që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë muajve të pranverës, Nimbus është bërë gjithnjë e më i përhapur në Evropë, Amerikën e Veriut dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor.

Sipas OBSH-së, ky variant përmban mutacione në proteinën spike, pjesa e virusit që lidhet me qelizat njerëzore për të hyrë brenda tyre dhe për t’u shumuar.

Këto ndryshime mund ta bëjnë virusin më të transmetueshëm dhe të zvogëlojnë efikasitetin e disa antitrupave, si atyre të krijuar pas infeksioneve të mëparshme ose vaksinimit.

Po ashtu, nuk është vërejtur rritje e shtrimeve në spital apo e numrit të vdekjeve të lidhura me këtë variant.

Ndryshe, simptomat e lidhura me NB.1.8.1 janë të ngjashme me ato të varianteve të tjera të COVID-19 dhe përfshijnë: dhimbje fyti, kollë, ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, humbje të shijes ose nuhatjes, vështirësi në frymëmarrje dhe vjellje.

Ekspertët thonë se edhe pse ky varianti i ri mund të shmangë pjesërisht përgjigjen imunitare, ky nivel shmangieje është i ngjashëm me nënvariantët e tjerë të Omicron, që do të thotë se vaksinat aktuale dhe trajtimet si nirmatrelviri mbeten efektive, sidomos në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes.

Megjithatë, grupet më të rrezikuara – si personat e moshuar, ata me imunitet të dobësuar apo me sëmundje kronike – duhet të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të përditësojnë dozat përforcuese për të ruajtur mbrojtjen kundër infeksionit dhe ndërlikimeve që mund të sjellë.

 

LEXO EDHE: TRAGJIKE! Gruaja gjendet e vdekur në banesë, dyshohet se…

Related posts

TRAGJIKE! Gruaja gjendet e vdekur në banesë, dyshohet se…

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për sot, 30 qershor 2025

Ngjarje TRONDITËSE në Lezhë, e mitura bie nga ballkoni